Ibish: Zarfet e helmuar mund të jenë dorë e shërbimeve sekret

  • 15 October 2019 - 09:46
Ibish: Zarfet e helmuar mund të jenë dorë e shërbimeve sekret

Njohësi i çështjeve të Sigurisë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar se zarfet e ardhura nga Serbia dhe dyshimet për helmim, ka të bëjë me një dukuri jo të rëndomtë. Ka spekulime të ndryshme, por realiteti është se përfshirja e kësaj mase për të gjithë ata që patën kontakt në të erdhi deri tek ‘helmimi’”.

”Tendenca ta mbajë Listën Serbe në këtë monopol, që ata të mos depërtojnë brenda 10-ëshes, është mund të jetë një nga format e shërbimeve sekrete që mund ta bëjnë këtë formë helmimi”.

”Mund të jetë edhe adresimi i tillë mes formave të tjera.

Kjo më kujton helmimin masiv të nxënësve gjatë viteve ’90-ta. Erdhën atë kohë delegacione, dhe top-lajmet ishin që nuk ka helmim në Kosovë”.

”Nuk mund të jetë kjo një histeri, siç ndodhi helmimi masiv i nxënësve, por është një gjendje që është trajtuar, por është një pjesë e sektorit të sigurisë pasi edhe presidenti edhe kryetarja e KQZ-së thanë se e kanë diskutuar këtë çështje”.

Ibishi , tha se në këtë situatë edhe AKI do të luajë rolin e vet, ndërsa theksoi që institucionet e sigurisë duhet të jenë më të kujdesshme.

”Në formë retroaktive, edhe AKI do të luajë rolin e vet. Institucionet e sektorit të sigurisë duhet të jenë shumë të kujdesshme”.

”Nuk duhet ngritet shqetësim në opinion sepse janë marrë masat, janë bërë edhe diagnostikimet. Por siç dihet nga helmet mund të ketë pasoja të menjëhershme, disaditëshe por edhe të përhershme”.

”Është pak e rëndë se në mesin e 26-ve, kanë qenë edhe dy shtatzëna”.

Nuredin Ibishi gjithashu ka folur edhe për mundësitë që Kosova ka kësaj here për tu anëtarësuar në Interpol.

(Kosova Sot Online)