Anton Quni ka disa fjalë për Adelina Ismailin pas humbjes së LDK’së

  • 16 October 2019 - 10:24
Anton Quni ka disa fjalë për Adelina Ismailin pas humbjes së LDK’së

Kandidati për deputet, Anton Quni, falënderon këngëtaren Adelina Ismaili për mbështetjen gjatë fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare.

Quni e ka takuar sot këngëtaren, e cila gjithmonë ka shprehur mbështetje për LDK’në e në fushatën e fundit ka përformuar në disa tubime.

“Me Adelinën e Valin, n’Prizren ma t’bukurin ven’, një kafe e mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së”, ka shkruar Qun.

Quni dhe këngëtarja Ismaili janë miq, e madje këngëtarja ishte nga të parët qe e uronte anëtarin e LDK’së kur ai u zgjodh kryetar i degës së partisë në Prizren.

Ai tregon se nga i mbeti shoqëria me Adelina Ismailin.

“Është besimi në vlerat e përbashkëta, ai që përbën themelin e miqësisë sonë të përhershme. Faleminderit”, ka shkruar Quni.

(Kosova Sot Online)