Debakli i rëndë në zgjedhje, vjen kërkesa për dorëheqjen e Shpend Ahmetit

  • 16 October 2019 - 19:58
Debakli i rëndë në zgjedhje, vjen kërkesa për dorëheqjen e Shpend Ahmetit

“Zhgënjimi dhe mashtrimi ka arritur kulmin prandaj tani ai dhe qytetarët e mllefosur me të drejtë po e kërkojnë përsëri një gjë të tillë, pas humbjes së plotë te legjitimitetit të votës nga kryetari Shpend Ahmeti në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe duke bërë analizën e dështimit të plotë dhe degradimit të Prishtinës, në 4 vitet e mandate të parë dhe tani në vazhdimin e mandatit të dytë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistëve politikë, zgjedhjet e 6 tetorit përveç që e dërguan me meritë në opozitë koalicionin qeverisës të PAN-it, si ndëshkim i shumë pritur dhe i merituar nga vota e lirë qytetare, një befasi të mirë sollën edhe duke i treguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit se edhe ai, sikurse koalicioni PAN ne qeverisjen qendrore, nuk e ka mandatin e tyre për të vazhduar tutje me qeverisjen e kryeqytetit. 

Image
Ragip Guraziu

Kështu thotë edhe analisti politik, Ragip Guraziu, sipas të cilit, si rrjedhojë e kësaj situate, doli edhe nisma qytetare për peticion kundër Shpend Ahmetit, për shkarkim nga pozita e kryetarit të Komunës së Prihtinës.

“Është shumë e vërtetë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, “dhurata” që i erdhi Shpend Ahmetit, për të bërat e tij në një mandat e gjysmë në krye të Prishtinës, është bindja e plotë e qytetarëve se ai duhet të shkarkohet nga ajo pozitë. Prandaj, duke vlerësuar të kaluarën 6 vjeçare të shkatërrimit dhe degradimit të Prishtinës, është 100% e arsyeshme edhe kërkesa e shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit të Prishtinës dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, edhe vetë Shpend Ahmeti e ka kuptuar se ai duhet të largohet nga pozita e kryetarit, por nuk e bënë këtë veprim pasi e udhëheq egoja që të jetë në pushtet, edhe kur nuk e ka besimin dhe legjitimitetin qytetar i cili u testua dhe dëshmua si i munguar në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Edhe Ahmeti vet është në dijeni dhe e ka të qartë shumë mirë se po i vjen fundi, por një fund i turpshëm në politikë pas debaklit që pësoi PSD-ja në zgjedhjet e 6 tetorit, duke u përballur tani edhe me nismën konkrete qytetarë për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Prishtinës. Shkarkimi i Shpend Ahmetit ka qenë kërkesë e vazhdueshme e folur dhe e përfolur në bisedat mes qytetarëve, nga më të ndryshmit. Madje kjo kërkesë ,është shtruar edhe pas disa skandaleve që i kanë ndodhur në mandatin e parë, e lë më kur ato janë shtuar dhe kanë marr përmasa alarmante tani në mandatin e dytë, që si thotë populli, duke u zhytur thellë në veprime të pa ligjshme, kryetarit aktual i doli ngjyra për lëndinë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, Shpend Ahmeti e ka humbur besimin që e kishte në fillim të mandatit të parë. 

“Është pikërisht Kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj, ai që para tri vitesh kishte kërkuar shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dyshimet e tij se ka lidhje me krimin e korrupsionin, se po dështon në realizimin e premtimeve të dhëna dhe po e degradon kryeqytetin. Zhgënjimi dhe mashtrimi ka arritur kulmin prandaj tani ai dhe qytetarët e mllefosur me të drejtë po e kërkojnë përsëri një gjë të tillë, pas humbjes së plotë te legjitimitetit të votës nga kryetari Shpend Ahmeti në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe duke bërë analizën e dështimit të plotë dhe degradimit të Prishtinës, në 4 vitet e mandate të parë dhe tani në vazhdimin e mandatit të dytë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Se kjo kërkesë për shkarkimin e Ahmetit nuk është e karakterit të inateve politike, por pasqyrë e plotë e dështimit të tij, sipas Guraziut, më së miri flasin edhe akuzat që atij po i vijnë nga ishbashkë partiakët me të cilët ka bashkë qeverisur në mandatin e parë.

“Kryetarin Ahmeti e ka akuzuar edhe ish-drejtori i urbanizmit, Liburn Aliu, i cili deri vonë ka punuar me Shpend Ahmetin, për dallaveret që i ka bërë kryesisht në fushën e ndërtimeve. E prapa këtyre ndërtimeve dyshohet se janë mafio-oligarkët dhe pushtetarët e inkriminuar, siç janë Behgjet Pacolli e Hashim Thaçi, dhe jo vetëm. E me këto akuza do të duhej patjetër të merret edhe Prokuroria e Shtetit. E them këtë sepse tani ato i ka zbardh vetë ish-drejtori i urbanizmit, Liburn Aliu, sipas të cilit Shpendi e di mirë për telefonatat që kanë pasur nga njerëzit e politikës, edhe për dy objekte, një në rrugën "Agim Ramadani" dhe tjetrin në rrugën "UÇK", prandaj duhet të ketë llogaridhënie se si po jepen lejet e ndërtimit hapur, përmes lidhjeve korruptive”, tha analisti  Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Guraziu thotë se humbja e besimit te qytetarët e Prishtinës dhe kërkesa për shkarkimin e tij vjen pikërisht për shkak të korrupsionit në fushën e ndërtimeve dhe shkeljes së të drejtave dhe diskriminimit të qytetarëve në këtë fushë.

“Në disa projekte zhvillimore ndërtimi, ku ka ndikim Shpend Ahmeti, nuk ka shans të marrësh leje ndërtimi, madje as nga investitori që posedon tokën e vet private dhe gëzon të drejtën për ndërtim që ia jep ligji, sepse kemi raste të njohura që ai po i bllokon tanimë edhe për 5 vjet, për motive të ulëta korruptimi", përfundoi analisti Guraziu për "Kosova Sot Online". 

(Kosova Sot Online)