Ja kush e thotë: Koalicioni VV-LDK është arritur, qeverinë do ta udhëheqë...

  • 18 October 2019 - 19:33
Ja kush e thotë: Koalicioni VV-LDK është arritur, qeverinë do ta udhëheqë...

Analisti politik, Dardan Grapci për "Kosova Sot Online" ka folur lidhur me koalicionin mes Lëvizës Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, mandatar i ardhshëm për formimin e qeverisë do të jetë Albin Kurti, pasi sipas tij, këto dy parti kanë deklaruar që kushdo që fiton zgjedhjet do të ketë mandatarin për kryeministër.

Image
Dardan Grapci

"Skenari ka përfunduar, edhe Vjosa Osmani por edhe Albin Kurti kanë deklaruar që kushdo ti fiton zgjedhjet zyrtarisht nga KQZ-ja do ja shtrijnë dorën njëri-tjetrit, ku pastaj këto dy parti LVV-LDK do bisedojnë me strukturat e tyre të brendshme për ta bërë një plan në partneritet me njëra - tjetrën", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, në Qeverinë e re do të jetë kryeministër Albin Kurti, ndërsa sa i përket për pozitën e Vjosa Osmanit, thotë se pritet të shihet përfundimi total i votave në KQZ.

"Gjithashtu Albin Kurti nga LVV-ja do jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, çfarë pozite do ta ketë Vjosa Osmani pritet të shihet pas përfundimit total të votave dhe lajmit nga KQZ-ja. Koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së thuajse ka ndodhur, por tani pas gjithë kësaj pritje të gjatë do fillon procedura zyrtare e nënshkrimit të koalicionit Qeveritar, ku do ta udhëheqin Kosovën këto dy subjekte politike. Tani pritet vetëm momenti kur këto dy subjekte politike ta marrin timonin qeverisës në dorë, dhe të ecim si shtet përpara", përfundoi Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)