BE’ja kërcënon SHBA’në me kundërpërgjigje pas sanksioneve doganore

  • 18 October 2019 - 23:08
BE’ja kërcënon SHBA’në me kundërpërgjigje pas sanksioneve doganore

SHBA-ja vendosi sanksione doganore kundër prodhimeve europiane duke shkaktuar irritim të Brukselit, që premtoi se do të kundërpërgjigjet në rastin e parë, me perspektivën e një ashpërsimi të marrëdhënieve tregtare transatlantike.

Kjo rritje e të drejtave doganore amerikane kundër prodhimeve europiane për një vlerë prej 7,5 miliardë dollarë hyri në fuqi në orën 00:01 sipas kohës së Uashingtonit (04:01 GMT). 

Ajo ndodhi katër ditë pas miratimit përfundimtar nga Organizata Botërore e Tregtisë në Uashington për të vendosur sanksione kundër BE-së si kundërpërgjigje për subvencionet e akorduara për prodhuesin europian të avionëve Airbus.

“Duke shprehur keqardhje për këtë vendim, komisionerja europiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom, theksoi sot se BE nuk kishte zgjidhje tjetër përveç kundërpërgjigjes.

(Kosova Sot Online)