Akuza e rëndë: Thaçi, Rama dhe Vuçiq, janë treshja e tmerrshme e Ballkanit...

  • 19 October 2019 - 07:40
Akuza e rëndë: Thaçi, Rama dhe Vuçiq, janë treshja e tmerrshme e Ballkanit...

"Dihet se Haradinaj është ftuar nga Gjykata Speciale si formë presioni për të lëshuar pozitën, që të lejonte ndarjen e Kosovës nga Thaçi, Rama dhe Vuciqi, që janë treshja e tmerrshme e Ballkanit", tha Mehmeti për "Kosova Sot Online".

Mbrëmë në një emision televiziv kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se ai e ka ndaluar grabitjen e 10 miliardë eurove që ka pasur si qëllim të realizohet përmes planit për ndarjen e Kosovës, duke akuzuar rëndë Presidnetin e Kosovës, Hashim Thacin, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të cilët ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

" Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepça jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet ti gëzojë Kosova dhe Serbia. Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës", ka thënë ai.

E për këtë temë për "Kosova Sot Online", ka folur analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike, Faton Mehmeti.

Ai tha se kryeministri në largim është ftuar nga Specialja si formë presioni për të lëshuar pozitën dhe të realizohej ky plan.

"Dihet se Haradinaj është ftuar nga Gjykata Speciale si formë presioni për të lëshuar pozitën, që të lejonte ndarjen e Kosovës nga Thaçi, Rama dhe Vuçiqi, që janë treshja e tmerrshme e Ballkanit", tha Mehmeti për "Kosova Sot Online".

Tutje, ai tha se tashmë Ramush Haradinaj ka komoditetin të flas, pasi nuk ka përgjegjësi shtetërore.

"Tanimë që Ramushi nuk ka përgjegjësi shtetërore, duke qenë se është kryeministër në largim, kjo i jep atij komoditet të flet me konkret për të gjitha pazaret e pista që Thaçi me Ramen bënin në dëm të Kosovës, këta janë tradhtarët e vendit, të cilët duhet të ndiqen për tradhti kombëtare, por që fatmirësisht nuk u realizua plani i tyre", tha më tej Mehmeti.

Mehmeti shtoi se kryeministri në largim flet vetëm se e njeh presidentin aktual, Hashim Thaçin.

"Besoj në të gjitha që Ramushi flet, pikërisht se e njeh Thaçin dhe manipulimet e tija, me qeverinë e re këto pazare vdesin dhe treshen e tmerrshme që duhet t merr dënimin e merituar nga populli shqiptar që të shpalohen tradhtarët e kombit", përfundoi Mhemeti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)