Paralajmërimi për VV-në dhe LDK-në: Kjo ndodhë nëse Nisma-AKR e kalojnë pragun...

  • 19 October 2019 - 12:31
Paralajmërimi për VV-në dhe LDK-në: Kjo ndodhë nëse Nisma-AKR e kalojnë pragun...

"Për këto shkaqe, skenari i njëmendtë qe e pret Kosovën, është fakti se nëse NISMA-AKR, vërtetë kalojnë pragun zgjedhor ka mundësi reale që koalicioni i shumëpritur ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së, as të mos realizohet fare", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dy parti të cilat asnjëherë së bashku nuk kanë qeverisur me vendin. Para zgjedhjeve të 6 tetorit u përfol se mund të ketë në mes këtyre dy partive një koalicion para zgjedhor, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit këto dy parti opozitare dolën fitimtare, dhe tashmë procesi i numërimit të votave është në përfundim. Po edhe pse kane filluar takimet mes VV-së dhe LDK-së për një koalicion të mundshëm, deri më tani nuk ka ende asgjë zyrtare.

E sipas analisti politik, Gani Qarri koalicionet paszgjedhore, shpeshherë kanë ndodhë në konstalacione të çuditshme dhe të papritura fare.

Image
Gani Qarri

"Duke bashkuar kundërshtarët më të "pa pajtueshëm" dhe krijuar koalicione të paparamenduara fare. E njëjta gjë duket se mund të ndodhë edhe tani, sidomos kur kihen parasysh forcat regresive dhe të lidhura me SHIK-un, brenda LDK-s që shumë më me dëshirë do të hynin në koalicion me PDK-n, sesa me Vetëvendosjen", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, çdo ditë e më shumë po bëhen përpjekje që koalicioni Nisma-AKR ta kalojë pragun zgjedhor, përmes rinumërimit të votave.

“Megjithëse numërimi i votave pothuajse është ne fund dhe VV ka thelluar epërsinë në 10 mije vota, figura të larta udhëheqëse nga LDK, ende deklarohen se kinse janë duke pritur rezultatin përfundimtar. Kështu që përditë e më tepër, po mjegullohet edhe më shumë fakti se a do te ndodhë vërtetë koalicioni mes këtyre dy partive, apo do te ketë sërish krizë për formimin e qeveris së re ne Kosove. Kjo edhe për faktin se me insistimin e SHIK-ut dhe PDK-së, po bëhen përpjekje të pareshtura destruktive,që të numërohen e rinumërohen qindra vendvotime, derisa të sigurohet kalimi i pragut zgjedhor dhe të imponohet edhe NISMA e AKR, në konkurrencë për krijimin e Qeverisë së re", potencoi Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Tutje, ai tha se nëse NISMA dhe AKR kalojnë pragun, ka mundësi që koalicioni LVV dhe LDK mos të ndodh.

"Për këto shkaqe, skenari i njëmendtë qe e pret Kosovën, është fakti se nëse NISMA-AKR, vërtetë kalojnë pragun zgjedhor ka mundësi reale që koalicioni i shumëpritur ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-s, as të mos realizohet fare", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)