Arrestohet pasi sulmon zyrtarët policorë

  • 20 October 2019 - 16:17
Arrestohet pasi sulmon zyrtarët policorë

Një grua nga Mitrovica është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Sipas policisë, gjatë arrestimit të saj një zyrtare policore ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor

Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)