Ja kush do jetë kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut
Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që Këshilli Evropian nuk pranoi që të jep datë për hapjen e negociatave.
100 ditë para zgjedhjeve do të formohet qeveria teknike, apo siç njihet ndryshe në opinion “Qeveria e Përzhinos”.
Sipas burimeve të mediave, kryeministër teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Oliver Sopasovski.
Media mëson se Spasovski është propozuar për kryeministër të qeverisë teknike nga kryeministri aktual, Zoran Zaev.
Një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga organet partiake e as nga partnerët e koalicionit qeverisës.
Vendimi unanim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme u morr sot në takimin e liderëve, të thirrur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Partitë opozitare tash e një kohë të gjatë kërkonin zgjedhje të parakohshme.
(Kosova Sot Online)