Paralajmërimi serioz: Ky është skenari me ftesat e Gjykatës Speciale

  • 21 October 2019 - 07:56
Paralajmërimi serioz: Ky është skenari me ftesat e Gjykatës Speciale

“Ndaj edhe ftesat e ditëve të fundit, para se një paralajmërim serioz për raundin e tretë të zhvillimeve më dramatike, që mundë të jetë zyrtarizimi i aktakuzave dhe fillimi fshesës së arrestimit të figurave kyçe të ish komandantëve dhe përfaqësuesve politik që gjenden në listën e të dyshuarve të Speciales, janë më tepër aksion për ta "pastruar" figurën e përlyer të Hahim Thaçit dhe presion për mbajtjen e tij në pushtet, si dorë të zgjatur të saj, për ti ndihmuar Serbisë në ndarjen e Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Gani Qarri në një bisedë për “Kosova Sot Online” situatën e fundit që po e kalon Kosova, me institucione kalimtare pa stabilitet dhe ftesat që po vijnë për ish komandantët nga Gjykata Speciale, e ka konsideruar si një situatë të rëndë, e cila ka ndikim negativ në skenën politike dhe në procesin e formimit të qeverisë së re nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Image
Gani Qarri

Sipas Qarrit, ky është një projekt i orkestruar nga humbësit e zgjedhjeve që tani kanë për qëllim krijimin e një gjendje kaotike më vend, ruajtjen e pushtetit dhe krijimin e pengesave për formimin e qeverisë së re, për t’i mundësuar edhe Hashim Thaçit realizimin e projektit të ndarjes.

Sipas Qarrit, tronditjen e parë dhe ndëshkimin strukturat e inkriminuara të qeverisjes nga mandati i kaluar, e morën në zgjedhjet e fundit.

“Skena politike në vend ka pësuar tronditje nga zgjedhjet dhe jo nga Gjykata Speciale, kështu që si helmimi me zarfa, rinumërimi i vendvotimeve të caktuara, gabimet e qëllimshme të komisionarëve me fletëvotime dhe ofensiva e cila ka filluar së fundmi me ftesat e turit të dytë për intervistim, të përfaqësuesve të rangut të lartë të eprorëve të komandimit në strukturat e UÇK-së dhe përfaqësimit në politikën kosovare, kanë për qëllim shfrytëzimin e zbrazëtisë ndërmjet ndërrimit të qeverive, për krijimin e kaosit në Kosovë, pengimin e formimit të Qeverisë së re nga parti me të cilat Serbia nuk do të mund të koketonte, siç ka koketuar me partinë e Hashim Thaçit tash e mbi dhjetë vite me radhë dhe ruajtjen e ndikimit të vet në Kosovë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, tanimë nuk është ndonjë sekret i madh për tu zbuluar se si Serbia në bashkëpunim me SHIK-un, e kanë futur nën kontrollin e tyre edhe ushtrojnë ndikim edhe tek Gjykata Speciale, prandaj këto ftesa për intervistim të disa figurave kyçe komanduese të UÇK-së, kanë një skenar të përgatitur së bashku nga strukturat e shërbimit sekret serb dhe të SHIK-ut.

“Siç dihet Serbia ka ndikim dhe dirigjon drejtpërdrejtë me Gjykatën Speciale, përmes së cilës në koordinim me SHIK-un po përpiqet ti paraqes partitë e ashtuquajtura "të dala nga lufta" si viktima, dhe ndihmoi ato në shkelmat e fundit, të humbjes së madhe, për ri kapjen eventuale të pushtetit në Kosovë. Ndaj edhe ftesat e ditëve të fundit,para se një paralajmërim serioz për raundin e tretë të zhvillimeve më dramatike, që mundë të jetë zyrtarizimi i aktakuzave dhe fillimi fshesës së arrestimit të figurave kyçe të ish komandantëve dhe përfaqësuesve politik që gjenden në listën e të dyshuarve të Speciales, janë më tepër aksion për ta "pastruar" figurën e përlyer të Hahim Thaçit dhe presion për mbajtjen e tij në pushtet, si dorë të zgjatur të saj, për ti ndihmuar Serbisë në ndarjen e Kosovës”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)