Nusja shqiptare i hodhi helm në lëng vjehrrës, ja çfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore...

  • 21 October 2019 - 11:42
Nusja shqiptare i hodhi helm në lëng vjehrrës, ja çfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore...

Marjana Çmeta, vajza e cila i mori jetën vjehrrës së saj pasi e helmoi dhe më pas ngjarjen ia rrëfeu hoxhës, eshte ne pritje te vendimit te gjykates per denimin e saj, pasi prokuroria kerkoi 35 vite burg.

Sot ajo doli ne gjyq, por mungonte Prokurori Besnik Muçi, i cili para pak ditesh u emërua nga Presidenti Ilir Meta anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kjo u bë shkak për shtyrjen e vendimit.

Mesohet se gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues, ndërkohë edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet. E pranishme në seancën e sotme ishte Marjana Çmeta, si edhe ish bashkëshorti i saj, Oltjon Lami në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës, raporton BW.

Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor.

(Kosova Sot Online)