Çfarë verifikimi po u bën KQZ zarfeve nga Serbia?

  • 23 October 2019 - 11:53
Çfarë verifikimi po u bën KQZ zarfeve nga Serbia?

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se kanë filluar shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia, raporton media.

Elezi ka shtuar se ky vlerësim është i domosdoshëm pasi që ka për qëllim që të identifikojë një fletëvotim dhe personin që e ka dërguar pakon.

“Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon”, ka thënë ai, raporton media.

“Pra, që ta dijmë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, ka njoftuar tutje.

 Për këtë process, zëdhënësi i KQZ-së ka njoftuar se janë në kontakt dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, përfshirë Policinë e Kosovës për pasisje logjistike.

(Kosova Sot Online)