Katër anëtarë të KQZ’së, kërkojnë mbledhje urgjente për të ndalë numërimin e votave

  • 23 October 2019 - 22:21
Katër anëtarë të KQZ’së, kërkojnë mbledhje urgjente për të ndalë numërimin e votave

Katër anëtarë të KQZ’së po kërkojnë mbledhje urgjente në mënyrë që të vendoset për ndalimin e numërimit të votave të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia.

Sami Hamiti dhe Salih Morina nga LDK, Ilir Gashi nga PDK dhe Alfred Kinollli kanë kërkuar edhe zyrtarisht nga KQZ të mbaj mbledhje për këtë çështje.

Në anën tjetër, vetëm anëtarët e VV-së në KQZ dhe Valdete Daka ende nuk kanë dale me qëndrim se si të procedohet më këtë çështje.

Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë arritur 4 kuti të votimit me vota që kanë ardhur nga Serbia.

Kujtojmë se sot është bërë shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre zarfeve, ku zyrtarët që kishin bërë verifikimin kishin qenë të veshur me rroba sigurie dhe maska, raporton ksp.

Kundër numërimit të këtyre votave ka reaguar Nisma Socialdemokrate, duke e quajtur këtë veprim të paligjshëm.

Deri më tash, të gjithë komisionerët e partive politike përveç Listës Serbe dhe Vetëvendosjes, janë tërhequr nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

(Kosova Sot Online)