Tre të arrestuarit në Veri dërgohen në mbajtje

  • 24 October 2019 - 13:53
Tre të arrestuarit në Veri dërgohen në mbajtje

Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale sot ka vazhduar angazhimet lidhur me operacionin e koduar me emrin “Kontrabanda”.

IPK respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.

Tre të arrestuarit (zyrtarë policorë) janë sjellë nga veriu i Mitrovicës për në Prishtinë. 

Pas marrjes në pyetje në IPK, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25.

(Kosova Sot Online)