Ish agjenti i SHIK-ut i akuzon me emra: Ja vrasësit e vërtetë të Astrit Deharit

  • 25 October 2019 - 17:06
Ish agjenti i SHIK-ut i akuzon me emra: Ja vrasësit e vërtetë të Astrit Deharit

“Në këtë rast vrasësi i vërtetë i Astrit Deharit, por edhe i vëllait të tij i "vetëvrarë", është vetë shteti, është drejtësia shtetërore e Kosovës, duke filluar nga prokurorët Beqir Kalludra, Sylë Hoxha, e sidomos ish ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha dhe Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, së bashku me hetuesit policor të anti-terrorit, krejt këta njerëz janë të zgjedhur dhe të kontrolluar nga PDK-ja, e sidomos nga Thaçi, Reçica e Veseli”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe të sigurisë, duke ju referuar tastit të dhimbshëm të Astrit Deharit, lojës që u luajt nga ekspertizat dhe hetimi i prokurorisë vendore, konsiderojnë se edhe ky rast sjell alarmin për thellësinë e depërtimit të krimit të instaluar në kupolën e shtetit.

Analisti dhe eksperti i kësaj fushe, njëherit ish agjent i SHIK-ut, Naim Miftari, duke folur për “Kosova sot Online”, thotë se duhet vepruar vetë institucionet e Kosovës dhe jo që të pritet gjithmonë ngandërkombëtarët që ata të merren me shtetin e Kosovës, me konstatimin e abuzimit të ligjit dhe të së drejtës, madje edhe duke shkelur të drejtat e njeriut deri në masën e kostos së paguar me jetën.

Image
Naim Miftari

“Rasti shumë i dhimbshëm i Astrit Deharit, por edhe vëllait të tij, ku institucionet e drejtësisë u shndërruan në aktor të lojërave të ndyta politike,kjo tregon se çdo gjë çka funksionon në Kosovës është i lidhur ngushtë me krimin e organizuar, me politikën, sidomos me politikanët e fuqishëm dhe të korruptuar që kontrollojnë shtetin, sidomos organet e shtetit, policinë, gjyqësinë dhe prokurorinë”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, nëse bëhet një analizë e saktë hetimore, atëherë duhet të del e vërteta për vrasësit e të dy vëllezërve Dehari, ku do të dalin zyrtarët e prokurorisë së shtetit të lidhur me krimin e organizuar. 

“Në këtë rast vrasësi i vërtetë i Astrit Deharit, por edhe i vëllait të tij i "vetëvrarë", është vetë shteti, është drejtësia shtetërore e Kosovës, duke filluar nga prokurorët Beqir Kalludra, Sylë Hoxha, e sidomos ish ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha dhe Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, së bashku me hetuesit policor të anti-terrorit, krejt këta njerëz janë të zgjedhur dhe të kontrolluar nga PDK-ja, e sidomos nga Thaçi, Reçica e Veseli”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, kjo lidhje kriminale funksionon vetëm në Kosovë, sepse në një shtet ku zbatuesit e ligjit janë njerëz politikë dhe të anueshum, aty nuk ka as drejtësi por as demokraci, dhe një sistem i tillë ngjan në një shtet diktatorial.

“Astriti ka qenë viktimë e zgjedhur e pushtetit ku pushteti tentonte ta eliminonte ligjërisht Lëvizjen Vetëvendosje nga skena politike, pasi si parti politike paraqiste rrezik se nëse vjen në pushtet, një ditë mundë të ja u qet në shesh të palarat dhe abuzimin me pushtet që kishte bërë, sidomos PDK por edhe deri diku edhe vetë LDK-ja, që mbanin pushtetin së bashku për shumë vite”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Rasti i Astrit Deharit dhe vëllait të tij, sipas Miftarit, mundë të zgjidhet vetëm pasi të pastrohen institucionet e sundimit të ligjit nga njerëzit e varur e të shantazhuar nga politike e lidhur me krimin e organizuar, dhe ata dihen me emër e mbiemër. 

“Presioni brutal jo ligjor i hetuesve politik të Hashim Thaçit, Ilmi Reqicës, Dhurata Hoxhës e Skënder Hysenit, Beqir Kalludres dhe Sylë Hoxhës ndaj një djaloshi të ri, edhe nuk ka mundur me pas tjetër epilog tjetër pos të përfundonte me një tragjedi të tillë. Ky rast nuk do të zgjidhet tani, por rasti mundë të zbërthehet shumë lehtë në të ardhmen nga hetues dhe prokuror shqiptar të Kosovës që nuk do të jenë pjesë përbërëse, ose të zgjedhur nga mafia politike dhe nga politikanët e korruptuar, dhe kjo do të ndodh vetëm pas një VETINGU masiv, të pa varur dhe neutral, kur do të zgjidheshin ndershëm me merita njerëz të ri në institucionet e drejtësisë, që do ta zbatonin vetëm ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës, asgjë tjetër, njerëz të ligjit që nuk do të kenë patronë e bosë njerëz që nuk i zgjedh Adem Grabovci me klanin Pronto”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)