I dënuar nga gjykata, 52 vjeçari bullgar kapet në pikën kufitare

  • 26 October 2019 - 17:46
I dënuar nga gjykata, 52 vjeçari bullgar kapet në pikën kufitare

Një shtetas nga Bullgaria është arrestuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë- Thanës, pasi është dënuar më parë nga gjykata e Apelit të Tiranës me 3 vite burg, nën akuzën e fshehjes së të ardhurave.

Fjala është për shtetasin G.K, 52 vjeçar, i dënuar që në vitin 2015.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: G.K, 52 vjeç, banues në Bllagoevgrad-Bullgari. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

(Kosova Sot Online)