Flet eksperti i sigurisë: Edhe Policia e Kosovës t’i nënshtrohet Vetting-ut

  • 27 October 2019 - 07:29
Flet eksperti i sigurisë: Edhe Policia e Kosovës t’i nënshtrohet Vetting-ut

"Policia e Kosovës si institucion i parë me afër qytetarit në radhët e veta mund të ketë persona të cilët kanë pedigre kriminale por që qëndrimi i tyre në pozitën e zyrtarit të uniformuar nuk mund të jetë i gjatë për arsye që në kuadër të policisë ekzistojnë mekanizma të cilët e mbikëqyrin qoftë nga brenda apo edhe nga jashtë të cilën e kryen IPK-ja", tha Shala.

Policia e Kosovës, të enjten e ka zhvilluar edhe një operacion në veri të Kosovës, ku u arrestuan tre zyrtarë policorë. Po ashtu edhe javë me parë, në një aksion ishin arrestuar pjesëtarë të policisë së Kosovës.

“Ky aksion është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale ‘Krim të organizuar’ dhe ‘Keqpërdorim te pozitës zyrtare’”, njofton Prokuroria.

E lidhur me aksionet e Policisë së Kosovës dhe arrestimin e pjesëtarëve të saj për vepra kriminale, për "Kosova Sot Online", foli njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.

Ai tha se aksionet në pjesën veriore të Kosovës, tregojnë që autoritetet kosovare kanë shtrirjen e tyre edhe në atë pjesë.

Image
Drizan Shala

"Lidhur me aksionin e policisë së Kosovës në komunat të pjesës veriore tregon që autoritetit ligjëzbatues ka shtrire të saj edhe në atë pjese duke tentuar të parandaloj çfarë do lloje krimi në atë pjese duke përfshirë edhe kontrabandën. Aksioni javë me parë ku cak ishin personat të involvuar në kontrabandë ka lidhje me aksionin e fundit sepse sipas rrugëve operative Policia e Kosovës ishte në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal", tha Shala për "Kosova Sot Online".

Sipas Shalës, edhe në Policinë e Kosovës, mund të ketë pjesëtarë me pedigre kriminale.

"Policia e Kosovës si institucion i parë me afër qytetarit në radhët e veta mund të ketë persona të cilët kanë pedigre kriminale por që qëndrimi i tyre në pozitën e zyrtarit të uniformuar nuk mund të jetë i gjatë për arsye që në kuadër të policisë ekzistojnë mekanizma të cilët e mbikëqyrin qoftë nga brenda apo edhe nga jashtë të cilën e kryen IPK-ja", potencoi Shala.

"Drejtori aktual i PK-së në një prononcim për media pas marrjes se mandatit patë deklaruar që çdo pjesëtar i policisë duhet të kalojë një verifikim "vetting" nga mekanizmat tjerë të sigurisë. Nuk është skandal për arsye që grupi kriminal është ndaluar nga zyrtarët policor dhe kjo tregon që struktura e policisë është duke vepruar në kohe reale ndaj çfarë do rreziku që mund ti kanoset edhe sigurisë se përgjithshme por edhe duke monitoruar radhët e veta", përfundoi Shala për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)