Paralajmërohet fundi i Shpendit: Skandaloze, nga 75 mijë vota bie në 2 mijë vota!

  • 29 October 2019 - 07:55
Paralajmërohet fundi i Shpendit: Skandaloze, nga 75 mijë vota bie në 2 mijë vota!

"Rënia skandaloze por edhe e pritshme e Shpend Ahmetit nga 75 mijë vota në zgjedhjet qendrore të vitit 2017, në vetëm 2 mije vota ne zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti, është dënimi me i madh dhe më i merituar që përfundimisht, politikbërësit e kriminalizuar me klika e tyre kriminale,morën pikërisht nga qytetaret e Kosovës", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

NISMA, AKR dhe PSD, nuk e kaluan pragun në këto zgjedhje duke mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës. E krejt kjo, sipas analistëve ka ardhur nga mospuna e tyre dhe nga e kaluara e tyre kriminale. E dështakun më të madh në këto zgjedhje, analistët e shohin Shpend Ahmetin, i cili pati një rënie nga75 mijë vota sa kishte në zgjedhjet qendrore të vitit 2017, në vetëm 2 mijë vota në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas analistit politik, Gani Qarri, rënia e Shpend Ahmetit në këto zgjedhje ka qenë e pritur, pasi e gjithë e kaluara e tij është skandaloze dhe kriminale.

Image
Gani Qarri

"Ishte më se e pritshme që nga fillimi se partitë të cilat edhe fushatën zgjedhore e nisën me improvizime fetare, defilime shamish dhe orkestrime ezani,ku nuk merrej vesh më, nëse kandidatët e tyre konkuronin për poste hoxhallarësh apo pozita të politikës laike shtetërore, se detyrimisht edhe do të përfundonin me një dështim të tillë katastrofal,por tërësisht meritor", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas Qarrit, NISMA, AKR dhe PSD-ja, kanë mbetur përfundimisht jashtë Kuvendit të Kosovës.

"Ndaj, përderisa Kadri Veseli edhe me kushtin e humbjes së zgjedhjeve parlamentare, imponoi një shami, jo vetëm në PDK, por edhe në Kuvendin e Kosovës, e cila tanimë edhe me deklarimet e veta personale, po tregon publikisht se nuk është e interesuar për çështjen e qytetarëve të Kosovës nga të cilët pa meritë i ka marrë votat për deputete, por për fushatat luftarake të Rexhep Taip Erdoganit, kundër popullsisë kurde në Siri, Nisma, AKR dhe PSD, duket se përfundimisht kanë mbetur edhe jashtë Kuvendit te Kosovës, duke dështuar plotësisht ne zgjedhjet e 6 tetorit”, potencoi Qarri për "Kosova Sot Online".

Më tej, ai tha se zgjedhjet e 6 tetorit paralajmëruan fundin e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me shokë.

"Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se përveç huqjes së madhe të PDK-së dhe Kadri Veselit, zgjedhjet e 6 tetorit, paralajmërojnë fundin politik, jo vetëm të Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut me shokë, por edhe të Fatmir Limajt për të cilin tanimë është paralajmëruar se do t’i bashkohet PDK-së, si dhe Behgjet Pacollit, i cili pak kohë më parë deklaroi se do të tërhiqet nga udhëheqja e partisë, e ndoshta edhe nga politika, si person i dështuar", shtoi Qarri.

Tutje, Qarri tha se rënia skandaloze e Shpend Ahmetit nga 75 mijë vota sa kishte në zgjedhjet e vitit 2017-të, në 2 mijë vota në zgjedhjet e fundit, është dënim nga qytetarët.

"Kështu që humbja e madhe e Kadri Veselit, dështimi i Nismës e AKR-s për të kaluar pragun, si dhe rënia skandaloze por edhe e pritshme e Shpend Ahmetit nga 75 mijë vota në zgjedhjet qendrore të vitit 2017, në vetëm 2 mije vota ne zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti, është dënimi me i madh dhe më i merituar që përfundimisht,politikbërësit e kriminalizuar me klika e tyre kriminale,morën pikërisht nga qytetaret e Kosovës", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)