Skandaloze, Kosova dorëzohet përballë Serbisë

  • 30 October 2019 - 07:39
Skandaloze, Kosova dorëzohet përballë Serbisë

"Fakti që Gjykatat e Kosovës, kanë hedhur poshtë dhe nuk kanë pranuar paditë e qytetarëve dhe të bizneseve të Kosovës, për kompensimin e dëmeve të luftës, tregon një rast unikal në llojin e vet , ku pushteti vendor bëhet palë me refuzimin kategorik që bën ish-pushtuesi, ish-kolonizatori gjenocidit serb i cili nuk njeh dhe nuk pranon krimet e luftës, nuk kërkon falje dhe as nuk paguan dëmshpërblimin e luftës", tha Kapiti për "Kosova Sot Online".

Kanë kaluar 20 vite që nga lufta përgjakshme në Kosovë, gjykatat kosovare vazhdojnë të “hedhin poshtë si të palejuara” , mbi 25 000 padi të qytetarëve dhe bizneseve kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve te luftës.

E këtë, analistët politikë dhe njohësit e fushës së drejtësisë e quajnë tallje me qytetarët kosovarë, duke i hedhur poshtë mbi 25 000 padi të qytetarëve dhe bizneseve kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës, pasi në Gjykatat e Kosovës nuk ke mundësi të ngresh padi kundër shtetit të Serbisë për dëmet e luftës në Kosovë.

Njohësi i fushës së drejtësisë, analisti politik, Skënder Kapiti tha se fakti që gjykatat e Kosovës kanë hedhur poshtë dhe nuk pranojnë padi nga qytetarët për krime lufte në Kosovës, është një rast unikat në llojin e vet.

Image
Skender Kapiti

"Fakti që Gjykatat e Kosovës, kanë hedhur poshtë dhe nuk kanë pranuar paditë e qytetarëve dhe të bizneseve të Kosovës, për kompensimin e dëmeve të luftës, tregon një rast unikal në llojin e vet , ku pushteti vendor bëhet palë me refuzimin kategorik që bën ish-pushtuesi, ish-kolonizatori gjenocidit serb i cili nuk njeh dhe nuk pranon krimet e luftës, nuk kërkon falje dhe as nuk paguan dëmshpërblimin e luftës", tha Kapiti për "Kosova Sot Online".

Tutje, Kapiti shtoi se shteti duhet tu shërbej qytetarëve, mirëpo Kosova deri më tash sillet në të kundërtën me qytetarët e saj.

"Kjo është shumë e habitshme dhe që e komprometon shumë rëndë politikën, pushtetin dhe shtetarët dhe sidomos drejtësinë e Kosovës, Sistemin gjyqësor të Kosovës. Si është e mundur që: në vend që shteti kosovar të ngre një strukturë të posaçme hetuesie, mbledhje e grumbullimi argumentesh dhe faktesh të dëmeve që u janë shkaktuar shtetit të Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë të saj, në vend që shteti duhet t'u shërbejë dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve të vet, shteti deri më sot në Kosovë sillet krejtësisht në të kundërtën ,kundër lirive dhe të drejtave civile për t'i kërkuar dëmshpërblim shtetit serb për dëmet, krimet dhe rrënimin pasuror që ai u ka shkaktuar shqiptareve", shtoi Kapiti.

Më tej, Kapiti ka theksuar se gjyqësori kosovar duhet të lejojë paditë e shqiptarëve kundër shtetit serb.

"Të deklarohet gjyqësori në Kosovë për paditë e shqiptareve që kërkojnë dëmshpërblim si "të palejuara", kjo është njëlloj sikur të thuhet se paditë janë të palejuara sepse nuk i lejon Serbia. Kjo është sa injorante dhe palogjikë por edhe sikur thotë atë se gjyqësori në Kosovë është i varur akoma nga Serbia, përderisa nuk lejon, por as nuk i pranon madje paditë e shqiptarëve kundër shtetit serb", ka potencuar Kapiti për "Kosova Sot Online".

Për fund, Kapiti theksoi se Kosovës dhe qytetarëve të saj, i duhet urgjent të ndërmarrë miratimin e Vetting-ut, në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

"Prandaj ky është edhe një fakt dhe argument tjetër i cili vërteton atë se perse politika, pushteti dhe drejtësia në Kosovë janë kategorikisht kundër miratimit të VETTING-ut. Qeveria e re e cila premton shumë edhe në aspektin e dëmshpërblimit të Serbisë për dëmet e shkaktuara prej saj Kosovës dhe qytetarëve shqiptar si detyrë urgjente duhet të ndërmarrë miratimin e VETTING-ut në sistemin e drejtësisë kosovare, sistem i cili së pari duhet të mbrojë liritë e të drejtat e qytetarëve të vet, dhe të drejtën e kompensimit dhe të detyrimit të shteti serb për të dëmshpërblyer për krimet , rrënimin dhe dëmet e tjera pasurore që Serbia u ka shkaktuar qytetareve dhe bizneseve kosovare", përfundoi Kapiti për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)