Nis takimi i radhës VV – LDK në selinë e partisë së Albin Kurtit

  • 31 October 2019 - 15:18
Nis takimi i radhës VV – LDK në selinë e partisë së Albin Kurtit

Antarët e grupit punues të Lidhjes Demokratike të Kosoëvs kanë arritur në Selinë Qendrore të Vetëvendosjes në Prishtinë ku do të mbahet takimi i katërt për harmonizim të programeve.

Sot është bërë e ditur se do të diskutohet për sundimin e ligjit, derisa partitë po zotohen për për reformë rrënjësore te sistemit të drejtësisë dhe Vettingun në gjyqësi, prokurori, polici dhe AKI.

Nga LDK-ja, siç raporton media janë të pranishëm Avdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku.

Nga VV ndërkaq janë të pranishëm Bisnik Bislimi, Glauk Konjufca, Sami Kurteshi dhe Blerim Sallahu.

Në takim ndërkaq mungon Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së që së fundmi është bërë pjesë e grupit punues.

(Kosova Sot Online)