Prokurori Syla: Brenda këtij muaji aktakuzat për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

  • 01 November 2019 - 12:26
Prokurori Syla: Brenda këtij muaji aktakuzat për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet që së shpejti t’i ngrisë aktakuzat e para rreth rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit. Aktakuzat pritet të ngrihen për së paku ndaj pesë personave. Të gjithë këta serbë. Lajmin për këto aktakuza e ka konfirmuar për media prokurori special, Sylë Hoxha.

Ai tha se aktakuzat e para pritet të ngrihen brenda muajit nëntor.

“Ne jemi duke punuar në vazhdimësi rreth kësaj çështjeje. Do të kemi aktakuza për disa persona. Në këtë muaj do t’i ngrisim”, ka deklaruar Hoxha për media.

Hoxha po ashtu ka thënë se Prokuroria Speciale ka prova të reja që ndërlidhen me rastin e vrasjes së Ivanoviqit, mirëpo që të njëjtat do të bëhen publike vetëm pas ngritjes së aktakuzave.

Deri më tani, nga ajo që dihet, shtatë persona janë të ndërlidhur me vrasjen  e ish-liderit të SDP-së në Mitrovicë të Veriut.

Megjithatë, në liri po vazhdon të jetë i dyshuari kryesor, Milan Radojiçiq ndaj të cilit është lëshuar edhe fletë arrest ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)