Greqia ashpërson ligjin për azilkërkuesit

  • 01 November 2019 - 18:59
Greqia ashpërson ligjin për azilkërkuesit

Parlamenti grek miratoi sot një projektligj të kundërshtuar që ashpërson legjislacionin për azilkërkuesit pavarësisht kritikave të Këshillit të Europës dhe shumë OJQ-ve, mes të cilave Amnesty International.

Teksti u miratua në parim nga maxhoranca qeveritare e të djathtës Demokracia e Re ndërkohë që partitë e opozitës së majtë kanë dënuar dispozitat që e bëjnë më të vështirë dhënien e azilit në Greqi.

Duke u përballur me rritjen e numrit të imigrantëve dhe refugjatëve këto muajt e fundit, qeveria e djathtë e Kyriakos Mitsotakis në pushtet që prej muajit korrik, ka njoftuar ashpërsimin e procedurës së dhënies së azilit. 

Kryeministri rikonfirmoi në Parlament vullnetin e tij për të daluar refugjatët nga imigrantët.

“Ky ligj për azilin dërgon një mesazh të qartë për ata që e dijnë që nuk mund të marrin azil dhe do të vijnë për të qëndruar në vendin tonë do të rikthehen në vendet e tyre dhe do të humbin paratë e investuara në udhëtimin e tyre”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online)