Numërohen rreth 1200 vota nga diaspora, ja kush po prin

  • 01 November 2019 - 19:44
Numërohen rreth 1200 vota nga diaspora, ja kush po prin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora. Deri më tash janë numëruar rreth 1200 vota, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, prin e para.

Lëvizja Vetëvendosje deri tash ka 403 vota. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, ka grumbulluar 357 vota deri tash. Derisa Partia Demokratike e Kosovës, e cila përfundoi e treta në këto zgjedhje, ka vetëm 126 vota nga 1200 deri tash. Koalicioni AAK-PSD ka vetëm 14 vota më pak se PDK’ja, pra 112 sosh. E koalicioni tjetër Nisma-AKR, koalicion që ende nuk po dihet nëse do ta kalojë pragun zgjedhor, ka vetëm 34 vota. 

Ja tabela e përgjithshme.

LVV – 403

LDK – 357

PDK – 126

AAK, PSD – 112

NISMA – 34

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë para mediave se pas vendimit të Gjykatës Supreme kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.

(Kosova Sot Online)