Njihuni me pemën më të vjetër në Europë që vazhdon të rritet edhe sot

  • 02 November 2019 - 12:58
Njihuni me pemën më të vjetër në Europë që vazhdon të rritet edhe sot

Kjo është pema 1230 vjeçare më e vjetëra në Europë e cila vazhdon të rritet edhe sot. Ekspertët e kanë quajtur “Italus”, pasi e zbuluan në vitin 2017, në Parkun Kombëtar të Polinos, në Kalabri, Itali.

Mosha e pishës “loricato” u gjet nga shkencëtarët nëpërmjet vlerësimit të gjurmëve të karbonit. Pema rritet mbi një faqe shkëmbi e cila jo vetëm që e ka mbrojtur trungun dhe degët nga flakët dhe rrufetë, por ka ruajtur dhe temperaturë të ulët. Shkencëtarët kanë nisur një studim për se si mund të vazhdojnë ta mbrojnë, sidomos nga ndryshimet e motit.

(Kosova Sot Online)