Vjen alarmi serioz: Themelet e shtetit në rrezik, ja kush po i shkatërron ato

  • 04 November 2019 - 20:08
Vjen alarmi serioz: Themelet e shtetit në rrezik,  ja kush po i shkatërron ato

“Kjo betejë kundër krimit të organizuar mundë të fitohet vetëm nga njerëzit e pastër. Ajo çka nevojitet më së shumti është guximi për ti zbuluar dhe ftuar në gjykatë këta të korruptuarit dhe ata për krim të organizuar. Është koha e fundit kur duhet të dalin në skenë prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë të drejtë dhe guximtar, e jo të kenë frikë dhe të korruptohen e shantazhohen edhe ata, nga disa të ashtu quajtur kriminel të rrugës që sot janë të veshur me setër dhe pantallona dhe kravata të VIPA-ve”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

 

Analistët politikë dhe njohësit e fushës së të drejtës, janë të shqetësuar me vazhdimin e mos funksionimit të drejtësisë kosovare në luftën kundër krimit të organizuar. 

Madje ata shprehen se ky fenomen po i shkatërron edhe themelet e brishta të shtetit të Kosovë.

Image
Dardan Grapci

Analisti politik, Dardan Grapci tha për “Kosova Sot Online” se krimi dhe korrupsioni në vendin tonë po funksionojnë pa asnjë problem, në të gjitha institucionet e shtetit, nga niveli lokal e deri te ai qendror qeveritar. 

Pasqyrë e kësaj gjendje alarmante, sipas Grapcit është politizimi i skajshëm dhe inkriminimi i të gjitha institucioneve në Kosovë, por më e keqja është që është politizuar, respektivisht është kapur nga politika i gjithë sistemi i drejtësisë. 

“Është më shumë se urgjente nevoja që të fillohet një hetim në shkallë të gjerë, në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës, pasi që foletë e krimit dhe korrupsionit janë pikërisht në këto institucione të instrumentalizuara nga krimi i organizuar. Me këtë hetim në shkallë të gjerë, duhet të ndodhë edhe Vetingu, sepse e pa ndodhur VETTING-u në drejtësi, por edhe në politikë, nuk ka shans që në Kosovë të ketë sundim të ligjit , që do t`ia këpuste kokën krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha institucionet e shtetit,por sidomos në sistemin e drejtësisë në Kosovën e nëpërkëmbur dhe të kapur nga krimi”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Kjo është formula e vetme sipas Grapcit, për të pasur rezultat të plotë në luftimin e kriminalitetit në të gjitha nivelet e shtetit, prandaj tani testi është në qasjen që do të ketë qeveria e re sa i përket edhe sektorit të drejtësisë. 

“Për të pasur sukses, për tu shkatërruar korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të ndodhë VETTINGU me prioritet tepër të veçantë në drejtësi. Hetimet për krim të organizuar dhe korrupsion duhet të shtrihen në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, nga ai lokal e deri tek niveli më i lartë qendror qeveritar. Ky është një problem madje tepër i vonuar sepse është dashur të ndodh qysh kohë më përpara, por as tani nuk është vonë që të fillojnë hetimet dhe të zhvillohet Vetingu”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Duke mos lënë anash pa e përmendur ekzistimin e fuqishëm të grupeve mafioze të krimit të organizuar, Grapci thotë se ai që e nisë një luftë kundër tyre duhet të ketë guxim personal, edhe profesional e po ashtu bagazh të pastër moral. 

“Kjo betejë kundër krimit të organizuar mundë të fitohet vetëm nga njerëzit e pastër. Ajo çka nevojitet më së shumti është guximi për ti zbuluar dhe ftuar në gjykatë këta të korruptuarit dhe ata për krim të organizuar. Është koha e fundit kur duhet të dalin në skenë prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë të drejtë dhe guximtar, e jo të kenë frikë dhe të korruptohen e shantazhohen edhe ata, nga disa të ashtu quajtur kriminel të rrugës që sot janë të veshur me setër dhe pantallona dhe kravata të VIPA-ve. Mbetemi me shpresë, të urojmë dhe shpresojmë se qeveria e re e cila pritet të krijohet, nëse krijohet në mes të LVV-s dhe LDK-s, do të bëj diçka për këtë situatë, se ndryshe rruga e njëjtë do të mbetet ashtu siç është edhe tani, me krime, korrupsion, nepotizëm, haraç dhe të gjitha të zezat tjera”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)