Burri vdes pasi u përpoq të hante 50 vezë gjatë një gare ushqimi

  • 05 November 2019 - 08:27
Burri vdes pasi u përpoq të hante 50 vezë gjatë një gare ushqimi

Një burrë vdiq, pasi u përpoq të hanë 50 vezë në një garë ngrënie, në Indi.

Subhash Yadav, 42 vjeç, kishte shkuar në tregun e Bibiganjit, me një mik të tij për të ngrënë vezët. Të dy miqtë vendosën të pranonin sfiën, duke ngrënë 50 vezë për të fituar rreth 25 euro.

Yadav pranoi bastin dhe arriti të hajë 41 të tilla, para së të rrëzohej papritmas dhe të binte pa vetëdije.

Ai u dërgua në spital, ku vdiq vetëm disa orë më vonë. Mjekët thanë se ai kishte vdekur nga komplikimet për shkak të ngrënies së tepërt të dhjetëra vezëve.

Familja e tij nuk ka komentuar incidentin tragjik.

(Kosova Sot Online)