Ekstradohet i dyshuari për vrasje të rëndë, Mario Miloseviç

  • 05 November 2019 - 15:50
Ekstradohet i dyshuari për vrasje të rëndë, Mario Miloseviç

Mario Miloseviç, i kërkuar nga autoritete malazeze si i dyshuar për vrasje të rënde dhe mbajtje të paautorizuar të materialeve plaësës është ekstraduar sot.

Lajmin për ekstradimin e tij e ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Falë punës që kemi bërë si Ministri e Drejtësisë në rrafshin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sot më datë 5 nëntor 2019, është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi, i dyshuari Mario Miloseviç, shtetas i Republikës së Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.

Miloseviç ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar të materieve plasëse”, Ndryshe, që nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, janë përmbyllur 165 ekstradime.

(Kosova Sot Online)