Ukraina rrit shpenzimet për mbrojtjen në 9 miliardë dollarë

  • 06 November 2019 - 10:16
Ukraina rrit shpenzimet për mbrojtjen në 9 miliardë dollarë

Ukraina ka planifikuar që t’i rrisë për 16 për qind shpenzimet vjetore për sektorin e mbrojtjes vitin e ardhshëm. Kieli synon t’i ndajë nëntë miliardë dollarë për këtë qëllim, ndonëse shpreson që konfliktin në pjesën lindore ta zgjidhë përmes negociatave.

Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharku, e dërgoi për miratim në kuvend planin për buxhetin e vitit 2020, i cili do të jetë 44 miliardë dollarë.

Rreth 5.5 për qind e kësaj shume do të shpenzohet për mbrojte dhe siguri. Kjo shifër është pothuajse tri herë më e lartë se pragu i rekomanduar nga NATO-ja, e cila këshillon që shtetet t’i shpenzojnë dy për qind të të hyrave në sektorin e mbrojtjes. 

Më saktësisht, Ministria e Mbrojtjes do të ketë buxhet prej 4.8 miliardë dollarësh, ndërsa Ministria e Brendshme 3.4 miliardë dollarë.

Ukraina e ka njërën prej ushtrive më të forta të Evropës, me rreth 255 mijë pjesëtarë aktivë dhe një milion rezervë. Në pesë vjetët e fundit, forcat e armatosura kanë qenë të angazhuara në betejë kundër separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. Në këtë konflikt deri tash janë vrarë mbi 13 mijë njerëz.

Sipas një marrëveshjeje të mëhershme, të ndërmjetësuar nga Gjermania dhe Franca, ushtria ukrainase dhe separatistët do t’i largojnë forcat nga zona e konfliktit si parakusht për zhvillimin e bisedimeve të paqes, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)