Për 24 orë policia ka arrestuar 30 persona

  • 06 November 2019 - 10:36
Për 24 orë policia ka arrestuar 30 persona

Gjatë ditës së djeshme (e martë), Policia e Kosovë ka arritur të arrestonte 30 persona të dyshimtë për vepra penale dhe incidente të ndryshme, raporton Indeksonline.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit 17 prej të të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes. 

Policia ka njoftuar, po ashtu se tre nga të të arrestuarat janë dërguar direkt në vuajtje të dënimit pasi që ndaj tyre kishte një vendim të gjykatës.

(Kosova Sot Online)