Glauk Konjufca mori më shumë vet vota se ky koalicion i partive

  • 06 November 2019 - 11:14
Glauk Konjufca mori më shumë vet vota se ky koalicion i partive

Nisma Socialdemokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj që për të hyrë në zgjedhje u bashkua me partinë e Behgjet Pacollit e PD-në, po vazhdon që të qëndrojë nën pragun zgjedhor. Në anën tjetër, vetëm Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka marrë gati dy herë më shumë vota se ky koalicion.

Nisma Socialdemokrate së bashku me AKR-në e PD-në po vazhdojnë që të insistojnë se kanë kaluar pragun zgjedhorë e kanë siguruar pesë ulëse në Kuvend të Kosovës. Të njejtit mirëpo, nuk po i numërojnë votat e Serbisë që u bënë shkak që këta të fundit të qëndrojnë nën prag.

Me 135 vota minus që ja pamundësuan ulëset në Kuvend, Nisma SocialDemokrate së bashku me AKR-në e PD-në kanë marrë 42 mijë vota në zgjedhjet e gjashtë tetorit. 

“Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës!”, kanë shkruar nga partia e Limajt dje në Facebook.

Mirëpo, pavarësisht këtyre pretendimeve numëri i votave që ky koalicion ka marrë është dukshëm i vogël nëse krahasohet me individë të partisë që doli e para nga zgjedhjet.

Vetëm Glauk Konjufca që është njeriu i dytë me i votuar në Vetëvendosje ka marrë gati dy fish vota se ky koalicion.

Konjufca është raportuar se ka marrë më shumë se 72 mijë vota.

Më shumë se koalicioni NISMA-AKR-PD vota ka marrë edhe Albulena Haxhiu e VV.

Kjo parti ka siguruar 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, u bë e ditur mbrëmë pas përfundimit të numërimeve.

(Kosova Sot Online)