Djali 13-vjeçar eci 23 kilometra për të kërkuar ndihmë pas sulmit në Meksikë

  • 06 November 2019 - 14:11
Djali 13-vjeçar eci 23 kilometra për të kërkuar ndihmë pas sulmit në Meksikë

Një djalë 13 vjeç, i cili i mbijetoi sulmit të kartelit të drogës në Meksikë, i fshehu gjashtë të afërm në shkurre dhe eci 23 kilometra për të kërkuar ndihmë nga dikush.

Tetë fëmijë i mbijetuan sulmit të së hënës në veri të Meksikës, ku u vranë tri gra dhe gjashtë fëmijë të tjerë.

Viktimat ishin anëtarë të familjes LeBaron, të cilët janë të lidhur me një komunitet kishtar të vendosur në Meksikë para disa dekadave.

Ministri meksikan i sigurisë tha se kjo familje mund të jetë bërë viktimë e bandave të drogës në mënyrë aksidentale pasi ata mund të kenë gabuar në identifikimin e cakut. Megjithatë, kjo familje e njohur për qëndrimet kundër dhunës së bandave të drogës ka marrë kërcënime më parë.

Pasi sulmuesit ia vranë nënën dhe dy vëllezërit, djali 13-vjeç, Devin Langford, i fshehu gjashtë fëmijë të tjerë në shkurre dhe i mbuloi me degë drunjsh. Më pas, ai eci gjashtë orë në këmbë deri te baza e këtij komuniteti në La Mora.

Më vonë, motra e tij 9-vjeçare i la fëmijët e tjerë dhe eci katër orë nëpër terr pasi vëllai i saj nuk u kthye. Ajo u gjet më vonë nga autoritetet, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)