Fushë Kosovë: Burri e rreh gruan
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi që i njejti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
“Viktima femër K/Shqiptare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.
(Kosova Sot Online)