Fillon takimi Zaev-Rama-Vuçiq, marrin pjesë edhe Bosnja dhe Mali i Zi

  • 10 November 2019 - 11:23
Fillon takimi Zaev-Rama-Vuçiq, marrin pjesë edhe Bosnja dhe Mali i Zi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar fotografi nga sesioni i parë i mbledhjes së Ohrit.

Ai ka shkruar se mbledhja po mbahet për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve për katër liritë e Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, siç është liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministres së Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq do të prezantojnë deklaratën me një listë të përparësive dhe masave për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal. 

Pas takimit do të vijojë sesion plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, midis të cilave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane. Pas mbledhjeve të punës është paralajmëruar edhe konferencë shtypi e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Image

(Kosova Sot Online)