Përgadituni, ky është moti për ditët në vijim

  • 10 November 2019 - 22:47
Përgadituni, ky është moti për ditët në vijim

Në pesë ditët e ardhshme, nga 11 deri më 15 nëntor, sipas Institutit Hidrometeorologjik në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

(Kosova Sot Online)