Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

  • 11 November 2019 - 14:32
Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një person ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe si pasojë e kësaj ka marrë lëndime trupore.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 në rrugën Gazmend Zajmi ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Bazuar nw tw dhwnat  fillestare, për shkaqe akoma të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar”, ka thënëAhmeti.

(Kosova Sot Online)