E zbulon Milaim Zeka: Hashim Thaçi ka marr ftesë nga Gjykata Speciale, ja kur e ka pranuar...

  • 11 November 2019 - 17:45
E zbulon Milaim Zeka: Hashim Thaçi ka marr ftesë nga Gjykata Speciale, ja kur e ka pranuar...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në Facebook, ka zbuluar se edhe presidentit të vendit i ka ardhur ftesa nga Gjykata Speciale.

“Listës të atyre që kanë marr ftesa nga Gjykata Speciale ju ka shtuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ftesa ka ardhur paralel me atë të Rexhep Selimit, pra javën e kaluar”, shkruan Milaim Zeka në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Edhe Presidenti Thaçi ka marre ftese nga Gjykata Speciale

Listes te atyre qe kane marre ftesa nga Gjykata Speciale ju ka shtu edhe Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi. Ftesa ka ardhur paralel me ate te Rexhep Selimit, pra javen e kaluar.

Presidentit Thaçi, ne kanale jo zyrtare i ishte premtuar se nuk “do ishte cak i Gjykates, te pakten edhe nje vit”!

(Kosova Sot Online)