U përmend se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, flet Xhavit Haliti

  • 13 November 2019 - 17:15
U përmend se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, flet Xhavit Haliti

Sot është raportuar se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale. Por, ai ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për këtë, pasi gjendet në Berlin

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhavit Haliti, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, është shprehur se tani është në Berlin dhe nuk di asgjë për ndonjë ftesë.

“Unë jam në Berlin, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Nuk kam ndonjë informacion se kam ftesë nga Specialja.”, tha Haliti.

Vlen të theksohet se nga Specialja deri më tani janë ftuar mbi 250 ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm.

(Kosova Sot Online)