Alvini tregon çastet kur i vdiq nëna, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

  • 14 November 2019 - 13:54
Alvini tregon çastet kur i vdiq nëna, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

“Mami im vdiq gjatë një bombardimi, unë isha pranë saj por shpëtova”. Ky është rrëfimi i vogëlushit Alvin Berisha, 6 ditë pasi doli nga kampi Al Hol në Siri dhe u kthye pranë familjes.

Prokrurorët italianë e morën në pyetje 11-vjecarin shqiptar, në praninë e një psikologu. Ata dolën në përfundimin se Alvin është ende në gjendje shoku, edhe për shkak të traumës emotive që ka pësuar. Sipas mediave italiane, djali do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e plagosur gjatë bombardimit ku humbi jetën nëna e tij Valbona. 

Djali do të merret sërish në pyetje nga prokurorët muajin e ardhshëm, pasi të rikuperohet nga ndërhyrja kirurgjikale.

Prokurorët u përpoqën të mesonin nga Alvin për kohën se kur vdiq e ëma, por vogëlushi tha se i kujtohej vetëm fakti se ishte një ditë shumë e nxehtë.

“Ishim në një kamp tjetër, jo në Al Hol”- tha Alvin. Për të mësuar kur ka ndodhur bombardimi, do të priten konkluzionet e mjekëve, të cilet do të analizojne plagën e vogëlushit në këmbë.

Pas renies se shtetit islamik dhe pas vdekjes se nenes se tij qe e coi ne siri, Alvin berisha jetonte ne kampin al hol ne veriperendim te sirise, qe kontrollohet nga kurdet.

Prokruoret do te presin qe vogelushi te rikuperohet fizikisht dhe emocionalisht per ta pyetur serish se si ka jetuar ne Siri, ku ka pare te gjitha horroret e Kalifatit.

(Kosova Sot Online)