Arrestohen dy persona në Gjilan

  • 15 November 2019 - 12:11
Arrestohen dy persona në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se janë arrestuar dy meshkuj në Gjilan pasi që dyshohen se njëri e ka kanosur viktimën mashkull kurse tjetri e ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

Lidhur me rastin në stacion policor ka qenë edhe prokurori i shtetit i ka dëgjuar palët. Ndaj dy të dyshuarve është lëshuar aktvendim për ndalim policor. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, ku njëri prej tyre dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar, kurse i dyshuari tjetër dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër K/Shqiptare. Lidhur me rastin në stacion policor prezent ka qenë edhe prokurori i Shtetit i cili i ka dëgjuar palët, ku ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar aktvendim për ndalimin policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)