Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Lluzhan të Podujevës

  • 15 November 2019 - 15:10
Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Lluzhan të Podujevës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan të Podujevës. Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë kanë marrë lëndime.

Rastin për  media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë,  Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfiksave. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vend ngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy  persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë.Në aksident janë të perfshira dy automjete.

Image

(Kosova Sot Online)