Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person

  • 18 November 2019 - 14:15
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person

Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë, pasi që ai nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikator, tre fishekë dy gëzhoja dhe dy mbetje të predhës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)