Rama nervoz me Thaçin, nuk bën asnjë njoftim rreth takimit me të

  • 19 November 2019 - 11:26
Rama nervoz me Thaçin, nuk bën asnjë njoftim rreth takimit me të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si duket ende është duke i mbajtur inat presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për Samitin e Ohrit. Derisa, gjatë vizitës në Tiranë, Thaçi u kujdes që të shpërndajë lajmin për takimin me një nga mbështetësit më të fortë të idesë së tij për territoret, Ramës kjo nuk i bëri përshtypje.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë si duket do të vazhdojë t’i mbajë të acaruara raportet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas përplasjes që të dy këta patën për minishengenin ballkanik.

Mirëpo, njëjtë nuk po vepron i pari i shtetit të Kosovës. Presidenti Thaçi dje pas takimit që u raportua se pati me presidentin Ilir Meta, lajmëroi se është takuar edhe me Ramën. 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Thaçi ka njoftuar se me Ramën kanë diskutuar për avancimin e bashkëpunimit për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e të dy shteteve.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

Ky takim me presidentin Thaçi mirëpo, nuk i ka bërë përshtypje kryeministrit Rama që për takimin me të nuk ka bërë asnjë shkrim në rrjetet sociale.

Ndryshe, Samiti në Ohër ishte cak i përplasjes në mes të Ramës dhe Thaçit, derisa ky i fundit kritikoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në një samit ku nuk njihet shteti i Kosovës.

(Kosova Sot Online)