Deputeti i LDK, pas skandalit, e godet kryeministrin Rama

  • 19 November 2019 - 14:02
Deputeti i LDK, pas skandalit, e godet kryeministrin Rama

Kanë filluar reagimet nga ana e palës kosovare pas publikimit të një harte që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka publikuar në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

E sqarime nga Rama po kërkjnë deputetët nga ana Lidhjes Demokratike të Kosovës. Arben Gashi, nga LDK, në një deklaratë për media thotë se Ramës nuk i falen gabimet e tilla.

“Nuk i falet edhe nëse është e paqëllimshme që Kryeministri i Shqipërisë me bë asi gabime”, thotë Gashi duke shtuar se Shqipëria duhet të tregohet shumë e kujdesshme në raport me Kosovën.

“Mendoj se është veprim i gabuar në të gjitha rastet dhe Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në raport me Kosovën”.

Pyetur se a duhet të këkrojë falje Rama për një veprim të tillë, Gashi thotë se ai duhet sqaruare situatën të paktën.

“Duhet ta sqarojë të paktën”

E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Duke iu uruar mirëmëngjesi ndjekësve të tij në Facebook me një fytyrë të zgërdhirë, Rama ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë.

Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë.

(Kosova Sot Online)