Profesori i njohur ‘godet’ rëndë Edi Ramën, ia përmend skandalin e madh

  • 21 November 2019 - 16:11
Profesori i njohur ‘godet’ rëndë Edi Ramën, ia përmend skandalin e madh

“Edi Rama po shkon kah përçarja e faktorit shqiptar të Ballkanit, pra mendoj se Rama nuk ka veprime të kujdesshme. Unë kam potencuar pasi që Serbia lobizon kundër njohjes së Kosovës dhe zhvlerësoi njohjen e Kosovës nga Gana, Edi Rama fliste me Vuqiqin për minishengen gjithnjë e më shumë. Edi Rama i ngjason një torollaku gjigant dhe naiv, apo një guliveri politik në dëm ndaj çështjes së kombit”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkaktuar skandal me veprimin e tij të fundit, ku publikoi një hartë në të cilën Kosova figuronte si pjesë e Serbisë. Ky veprim skandaloz nga Rama nxiti reagime të ashpra në mbarë opinionin publik në Kosovë, madje pati të atillë që kërkuan që Rama të shpallet person non grata në Kosovë.

E profesori i njohur i së drejtës, njëhëerit edhe njohës i mirë i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të tërhiqet nga veprimet e tija anti kosovare, që shkojnë në favorin e shtetit kriminal të Serbisë, sepse si kryeministër shtetit amë të shqiptarëve, ka obligime kombëtare edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Image
Blerim Burjani

“Veprimet e Ramës janë të çuditshme. Disa veprime që ndërmerr në pajtim me Serbinë nuk mund të kuptohen si interes nacional i shqiptarëve. Shqiptarët kanë një atdhe ku duhet të mbështeten, andaj Rama ka obligime kushtetuese dhe kombëtare të kujdeset për të gjithë shqiptarët, jo në këtë variant të veproj kur s’ka pëlqim nga Kosova. Edi Rama po shkon kah përçarja e faktorit shqiptar të Ballkanit, pra mendoj se Edi Rama nuk ka veprime të kujdesshme, Unë kam potencuar pasi që Serbia lobizon kundër njohjes së Kosovës dhe zhvlerësoi njohjen e Kosovës nga Gana, Edi Rama fliste me Vuqiqin për minishengen gjithnjë e më shumë. Edi Rama i ngjason një torollaku gjigant dhe naiv, apo një guliveri politik në dëm ndaj çështjes së kombit. Ka shumë gjëra që kanë ndodhë sa që Rama do të duhej menjëherë të shkëpuste së paku të heshtke raportet me Serbinë për shkak të lojës së mbrapsht të Serbisë kundër Kosovës”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Burjanit, Edi Rama duhet t’i kthehet realitetit ku jeton dhe interesit kombëtar përtej kufijve të Shqipërisë, duke mbrojtur gjithandej interesat e shqiptarëve kudo që janë, e në veçanti, interesat e shtetit të ri të Kosovës.

“Rama do të duhet të koordinohet me Kosovën për të ju hy në hatër edhe disa shteteve të disponuara kundër Kosovës në BE, si Qipros, Rumanisë, Sllovakisë, Spanjës e Greqisë në dobi të përafrimit për anëtarësim në BE. Shqiptarët duhet të kenë strategji të anëtarësimit në BE, jo kështu secili për vete. Kosova ende ka nevojë të madhe për Shqipërinë deri në forcim dhe integrim në BE”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)