Policia apel qytetarëve: Përdorini dritat e mjegullës

  • 22 November 2019 - 10:47
Policia apel qytetarëve: Përdorini dritat e mjegullës

Policia e Kosovës u ika bërë apel qytetarëve të vendit që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, shkaku i mjegullës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka këshilluar qytetarët që të mbajnë nën vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë.

 “Mjegulla më e ndenjur mund të jetë afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”, thuhet në apelin e policisë.

Ky institucion ka këshilluar  shoferët që të ndezin dritat gjatë ngasjes por jo dritat me rreze të gjatë.

“Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bënë të pamundur që shoferët t’ju shohin”, njofton policia.

Mbajtja ndezur e dritave të shkurta dhe të mjegullës, mbajtja nën kontrollë e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtja e krahut të djathë të rrugës gjatë lëvizje janë këshillat që Polici e Kosovës ka dhënë për të gjithë shoferët për shkak të paraqitjes së mjegullës.

(Kosova Sot Online)