Tmerr: Shqiptari e djeg me qumësht të valuar ish-gruan, e reja tregon tmerrin...

  • 24 November 2019 - 13:11
Tmerr: Shqiptari e djeg me qumësht të valuar ish-gruan, e reja tregon tmerrin...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Librazhdit disa ditë më parë.

Shtetasi B.Balla në orët e para të mëngjeist të së martës kishte djegur me ujë të valuar ish-bashkëshorten e tij me iniciale D.S.

Po drama e kësaj familje nuk qenka vetëm kjo. Nga reparti i djegieve në QSUT, e reja tregoi për Report.tv se ish-bashkëshorti i kishte dhunuar vajzën rreth 6 vite më parë.

25-vjeçarja rrëfen se kur vajza e tyre e madhe 7-vjeçare ishte vetëm dy javeshë, ai e kishte goditur me thikë në trup dhe i kishte fikur cigaren në gojë e për këtë gjykata e kishte dënuar me vetëm 14 muaj burg.

Pasi kishte dalë nga burgu ata ishin ribashkuar sërish dhe ishin ndarë rreth një vit më pas kur ajo ishte shtatzënë me një djalë, sot 4 vjeç. Për shumë kohë Balla është dergjur burgjeve për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe vetëm dy muaj më parë kishte dalë nga burgu e ajo e kishte lejuar të njohë djalin. 

Ai i kishte kërkuar sërish të ktheheshin bashkë, por gruaja nuk kishte pranuar dhe Balla sapo kishte mësuar vendbanimin e ish-gruas, i kishte hyrë nga dritarja dhe e ka rrahur. Gjithashtu gruaja tregon se ish-bashkëshorti i kishte derdhur qumësht të nxehtë në fytyrë në sy të nënës së saj dhe dy fëmijëve të mitur.

Por Balla nuk e kishte lënë me kaq, ai i kishte shkuar në spital ish-gruas dhe kishte tentuar ta mbyste me jastëk, por fatmirësisht një vajzë që kishte parë ngjarjen kishte njoftuar stafin e spitalit dhe më pas burri ishte prangosur.

“Këto dy muaj që kur kishte dalë nga burgu kishte takuar vetëm njëherë fëmijët në qendër dhe më ndoqi deri në shtëpi. Më kërkoi të kthehemi sërish bashkë. Por unë nuk mund të kthehesha. Ka djegur vajzën më cigare në fytyrë dhe ka e ka shpërfytyruar, edhe me thikë dhe ka bërë vetëm 14 muaj burg. Në trup ka shenja thike. Vajza është dhunuar kur ka qenë dy javëshe. Vajza ka qenë me raport mjeko ligjor. Vetëm një herë jam thirrur në gjyq. Herë tjetër nuk kam qenë. Nuk kam pasur avokat”, rrëfen 25-vjeçarja për emisionin “Pa Gjurmë”.

(Kosova Sot Online)