Polici parandalon grabitjen në Gjakovë

  • 26 November 2019 - 10:46
Polici parandalon grabitjen në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në zyrën e një kompanie të telekomunikacionit në rrugën, “Nënë Tereza” në Gjakovë një person i dyshuar ka tentuar të kryejë grabitje.

Bëhet e ditur se një zyrtar policor pas përfundimit të orarit të punës me të vërejtur situatën me vet iniciativë ka reaguar duke parandaluar grabitjen dhe arrestuar personin e dyshuar: F . K.

Ky i fundit është shoqëruar për në Sektorin Rajonal për Hetime dhe në konsultim me prokurorin e shtetit po vazhdohet me procedura të mëtutjeshme.

(Kosova Sot Online)