Pamje të rënda: Dridhja e ndërtesës në Shëngjin nga tërmeti i fuqishëm

  • 26 November 2019 - 12:03
Pamje të rënda: Dridhja e ndërtesës në Shëngjin nga tërmeti i fuqishëm

Që prej orës 03:50 Shqipëria është në panik total për shkak të tërmetit që goditi vendin, ku deri më tani janë shënuar edhe 8 viktima.

Që prej orës 4 deri më tani kanë rënë rreth 25 tërmete, ku të gjithë kanë qenë me magnitudë të lartë.

Një video e publikuar në rrjetin social Twitter, shfaq një ndërtesë në Shëngjin të Lezhës teksa pëson lëkundje të forta nga goditja e tërmetit në orën 03:54.

VIDEO/ 30 sekondat e tmerrit, ja pamjet e lëklundjes së fuqishme që goditi Shqipërinë on Vidnews.

(Kosova Sot Online)