Momenti i nxjerrjes së trupit të një foshnje në Thumanë

  • 26 November 2019 - 12:18
Momenti i nxjerrjes së trupit të një foshnje në Thumanë

Dy trupa janë nxjerrë pak më parë nga rrënimi i një shtëpie që ndodhi në Thumanë, pas tërmeteve të mbrëmshme në Shqipëri.

Jetën ka humbur edhe një foshnje, teksa momenti i nxjerrjes së trupit të tij ishte shumë i rëndë.

Autoritetet kanë nxjerrë trupat e një fëmije dhe dy personave të tjerë. Nga informacionet e deritanishme mësohet se një prej viktimave ishte familjar i fëmijës së mitur, i cili u nxorr nga mjekët i mbuluar me batanije. Më tutje autoritetet nxorrë një tjetër trup të pajetë, teksa të gjithë banorët u përlotën kur panë trupat që qëndronin prej orësh nën gërmadha. Me vdekjen e 3 personave të tjerë, numri i të humburve prej tërmetit shkon në 13.

(Kosova Sot Online)