Nxirret i pajetë nga rrënojat kryekomisari shqiptar

  • 26 November 2019 - 12:47
Nxirret i pajetë nga rrënojat kryekomisari shqiptar

Autoritetet kanë nxjerrë nga gërmadhat trupin e pajetë të efektivit të policisë Bajram Hajdarmataj.

Pedagog në Akademinë e Sigurisë në Durrës, Hajdarmataj është gjetur i vdekur në rrënojat tek zona e Kovalishencës në Durrës.

Deri më tani numri i viktimave është 14 persona, ndërsa të lënduar apo të plagosur janë rreth 600 qytetarë.

Tërmeti 6.4 i shkallës Rihter tronditi mbarë vendin në orët e para të mëngjesit dhe tashmë lufta është me kohën, për nxjerrjen e të gjithë personave që qëndrojnë ende nën gërmadha.

(Kosova Sot Online)